Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Marco Rubio për luftën kundër emigracionit të paligjshëm - Gazeta Express
string(116) "ambasada-e-shba-se-ne-tirane-publikon-mesazhin-e-sekretarit-marco-rubio-per-luften-kunder-emigracionit-te-paligjshem"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 17:28

Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Marco Rubio për luftën kundër emigracionit të paligjshëm

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 17:28

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar mesazhin e Sekretarit Marco Rubio, i cili thekson angazhimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për të dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të vendit.

“Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës,” thekson Rubio.

Ai përmend dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të SHBA-së si një hap konkret në këtë drejtim, si dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza, që sipas tij, janë shembuj të ruajtjes së standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.

Ky mesazh vjen në një kohë kur siguria kufitare dhe politikat e emigracionit mbeten çështje prioritare për administratën amerikane.

Advertisement
Advertisement
Advertisement