string(116) "ambasada-e-shba-se-ne-tirane-kush-nuk-zbaton-rregullat-e-emigracionit-do-tua-heqim-vizen-amerikane-dhe-do-te-debohen"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2025 13:16

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Kush nuk zbaton rregullat e emigracionit do t’ua heqim vizën amerikane dhe do të dëbohen

Lajme

Gazeta Express

23/03/2025 13:16

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri njoftoi se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.

Me anë të një mesazhi, ambasada thotë se “Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese”.

Ambasada thekson se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët.

“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë”, thekson ambasada.