Ambasada e SHBA-së: Gjithmonë miq të popullit të Kosovës, në qeveri kemi nevojë për një partner që i shmang veprimet destabilizuese - Gazeta Express
string(129) "ambasada-e-shba-se-gjithmone-miq-te-popullit-te-kosoves-ne-qeveri-kemi-nevoje-per-nje-partner-qe-i-shmang-veprimet-destabilizuese"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 12:38

Ambasada e SHBA-së: Gjithmonë miq të popullit të Kosovës, në qeveri kemi nevojë për një partner që i shmang veprimet destabilizuese

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 12:38

Ambasada amerikane në Kosovë thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë “mike e afërt e popullit të Kosovës”.

Në një përgjigje të ambasadës për Tëvë1, amerikanët kanë përmendur nevojën për “një partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese” dhe që “është i përkushtuar për ta avancuar stabilitetin rajonal”.

Ambasada ka thënë se E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati, “ka takime të rregullta me Kryeministrin në detyrë Kurti”.

“Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mike e afërt e popullit të Kosovës dhe jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Ne duam të ecim përpara me qeverinë në detyrë, por kemi nevojë për një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar për të avancuar stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë në detyrë”, thotë ambasada amerikane.

Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, njoftoi të premten Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ndër tjerash Ambasada.