Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kishte deklaruar se persona “të paidentifikuar me veshje civile më 10 shkurt kishin hyrë në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit në Mitrovicën e Veriut ( që funksionon me sistem të Serbisë), me kërkesën që brenda 30 ditëve, Fakulteti i Shkencave Teknike të lirojë objektin ku ndodhet ose të nisë që të paguajë qira”.
Sipas mediumit në gjuhën serbe “Kossev”, për këtë çështje është deklaruar Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila është shprehur se “autoritetet duhet të kërkojnë një zgjidhje që lejon vazhdimin e shërbimeve arsimore”.
“Ne nuk mund të japim një vlerësim të statusit të universitetit – megjithatë, presim që autoritetet do të kërkojnë një zgjidhje që lejon vazhdimin e shërbimeve arsimore”, ka deklaruar Ambasada Amerikane për Kossev.