string(65) "ambasada-e-shba-ne-tirane-perditeson-sistemin-e-takimeve-per-viza"

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 12:08

Ambasada e SHBA në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 12:08

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht përditësimin e sistemit të saj të takimeve për viza.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ambasada bëri me dije se tashmë aplikantët mund të caktojnë dhe të përshtatin takimet e tyre për vizë nëpërmjet platformës së re elektronike.

Ky ndryshim synon të përmirësojë përvojën e aplikantëve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lehtësi në procesin e prenotimit apo ndryshimit të datës së intervistës.

Ambasada inkurajon të gjithë aplikantët që të vizitojnë faqen zyrtare për më shumë informacion dhe udhëzime mbi mënyrën e përdorimit të sistemit të ri. 

aaaaa