Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka dhënë informacione për numrin e ushtarëve amerikanë të cilët do të marrin pjesë në një prej ushtrimeve më të mëdha ushtarake që njihet si “Defender Europe” e ku shtet pjesëmarrës i organizimit është edhe Kosova, shkruan Express.
Ambasada amerikane ka thënë se ky ushtrim në të njëjtën kohë është edhe përkrahje për planin tranzicional të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt bërjes një force multi-etnike dhe ndërvepruese me NATO-n.
“Ky angazhim mbështet planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së, duke çuar përpara evolucionin e saj në një forcë mbrojtëse territoriale shumëetnike, të ndërveprueshme me NATO-n, e nënshtruar kontrollit të autoriteteve civile”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane./Express/
“As part of DEFENDER 25, the U.S. Army’s largest annual exercise, approximately 180 personnel from the Pennsylvania U.S. Army National Guard’s 28th Infantry Division will deploy to Kosovo to participate in Immediate Response 25 alongside the Kosovo Security Force (KSF)…” – Read… pic.twitter.com/uL764R0wte
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 29, 2025