Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tetovë, ku një vajzë 25-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën.
Rastin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e cila përmes një postimi në Facebook, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...