Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite po kërkon listat e personave për t’i pajisur me viza emergjente për kthim në vendet e tyre - Gazeta Express
string(131) "ambasada-e-kosoves-ne-riad-arabia-saudite-po-kerkon-listat-e-personave-per-ti-pajisur-me-viza-emergjente-per-kthim-ne-vendet-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 12:17

Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite po kërkon listat e personave për t’i pajisur me viza emergjente për kthim në vendet e tyre

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 12:17

Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka bërë të ditur një masë të re për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e Mbretërisë, me qëllim largimin e tyre drejt vendeve të origjinës.

Sipas njoftimit, autoritetet saudite presin nga shtetet përkatëse që të dorëzojnë një listë me emrat e qytetarëve, të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e udhëtimit të tyre, përfshirë vendin nga vijnë – si Kuvajti, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani.

Kjo procedurë synon që shtetasit në fjalë të pajisen me viza saudite për hyrje emergjente, në mënyrë që të mundësohet tranziti dhe kthimi i tyre në vendet përkatëse.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që ndodhen në këto vende dhe kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike për procedura të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement