Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur shpalljen zyrtare nga Guvernatori i Shtetit të Maryland-it, Wes Moore, për njohjen e 17 Shkurtit si Ditë të Pavarësisë së Kosovës në këtë shtet amerikan.
Ambasada e Kosovës në SHBA ka shprehur mirënjohje për këtë akt simbolik dhe domethënës, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Maryland-it dhe të institucioneve amerikane për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Thank you @GovWesMoore for officially recognizing February 17 as Kosova’s Independence Day in the State of Maryland 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/rjsUiDejes
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) February 18, 2026