Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka falënderuar Guvernatoren Maura Healey dhe Zëvendësguvernatoren e Massachusetts, Kim Driscoll, për njohjen zyrtare të 17 Shkurtit si Ditë të Pavarësisë së Kosovës në Commonwealth të Massachusetts.
Përmes një statusi publik, Ambasada shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve shtetërore për këtë akt simbolik, duke e cilësuar si dëshmi të miqësisë dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj Kosovës.
Thank you @MassGovernor and @MassLtGov for officially recognizing February 17 as Kosova’s Independence Day in The Commonwealth of Massachusetts 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/oxausn2lU8
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) February 16, 2026