Ambasada e Kinës në Izrael të martën u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen nga vendi “sa më shpejt të jetë e mundur”, ndërsa Izraeli dhe Irani vazhdojnë të shkëmbejnë sulme të rënda.
“Misioni kinez në Izrael u kujton shtetasve kinezë të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur nëpërmjet kalimeve kufitare tokësore, me parakushtin që ata të mund të garantojnë sigurinë e tyre personale”, tha ambasada në një deklaratë në WeChat.
“Rekomandohet të niseni në drejtim të Jordanisë”, shtoi ajo, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Ambasada e Pekinit tha të martën se konflikti “po vazhdon të përshkallëzohet”.
“Shumë infrastrukturë civile është dëmtuar, viktimat civile janë në rritje dhe situata e sigurisë po bëhet më serioze”, tha ajo.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...