Ambasada e Iranit në Beograd ka reaguar përmes një postimi publik, duke e përkujtuar 24 marsin 1999 si një datë që, sipas tyre “mbetet e turpshme në histori”.
Në deklaratë thuhet se 27 vjet më parë, NATO kishte nisur një fushatë bombardimesh 78-ditore ndaj Serbisë, të cilën e cilëson si “agresion të paligjshëm”, duke pretenduar se ishte zhvilluar pa mandat nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Sipas ambasadës iraniane, bombardimet kishin në shënjestër edhe infrastrukturën civile, përfshirë shkolla dhe spitale, dhe kishin pasoja të rënda për popullatën civile, përfshirë gra dhe fëmijë.
Në të njëjtin reagim, situata e atëhershme krahasohet me zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme. Ambasada e Iranit pretendon se “historia po përsëritet”, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin për “agresion të paligjshëm” ndaj Iranit.
“Që nga Beogradi deri në Teheran, shihet i njëjti model presioni dhe shpërfilljeje ndaj ligjit ndërkombëtar dhe jetës njerëzore”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Iranit në Beograd.
Në fund, theksohet se Serbia dhe Irani paraqiten si vende që “kanë qëndruar të forta dhe të palëkundura përballë presioneve të jashtme”, duke nënvizuar lidhjet historike dhe qëndrueshmërinë e tyre. 
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...