Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, është mirëpritur në një vizitë në Ambasadën gjermane në Kosovë.
Lajmin për vizitën e saj, e ka bërë të njohur Ambasada gjermane, ku ndër të tjera shkruan:
“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë gjykatë të rëndësishme, procedurat e saj dhe zbatimin e rekomandimeve të saj, për shembull një fond për kompensimin e viktimave”.
Ndryshe, Organizata e OVL-UÇK u shpreh kundër vizitës së saj, nënkryetari Gazmend Syla, ka thënë për KP se data që kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka zgjedhur, është provokuese dhe e panevojshme.