Ambasada e Francës konfirmon për Express se është  anuluar vizita e Kouchner - kjo është arsyeja - Gazeta Express
string(93) "ambasada-e-frances-konfirmon-per-express-se-eshte-anuluar-vizita-e-kouchner-kjo-eshte-arsyeja"

Ambasada e Francës konfirmon për Express se është  anuluar vizita e Kouchner – kjo është arsyeja

Lajme

Gazeta Express

10/06/2024 22:39

Vizita e ish-përfaqësuesit të Lartë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchnerit në Kosovë është anuluar për ditën e nesërme.

Ambasada Franceze konfirmoi për Gazetën Express se vizita është anuluar për arsye të problemeve me fluturime.

Lexo Edhe:

Mbetet për t’u parë nëse Kouchner do të vijë në Kosovë me datën 12 qershor.

“Po për arsye të problemeve me fluturime është anuluar agjenda për nesër e Kouchnerit. Të shohim për 12 qershor. Të presim”, tha Ambasada Franceze për Express.

Pak më parë Komuna e Prishtinës ka njoftuar se “ngjarjet e planifikuara për datën 11 qershor 2024 janë anuluar, për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Kouchner”.

Kouchner ishte Përfaqësues i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Francës.