Ambasada e Austrisë: Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë, partneriteti ynë është i fortë, i rrënjosur në miqësi - Gazeta Express
string(111) "ambasada-e-austrise-gezuar-18-vjetorin-e-pavaresise-kosove-partneriteti-yne-eshte-i-forte-i-rrenjosur-ne-miqesi"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 13:39

Ambasada e Austrisë: Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë, partneriteti ynë është i fortë, i rrënjosur në miqësi

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 13:39

Ambasada e Austrisë në Prishtinë e uroi Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë.

“Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë 🎉Sot festojmë me popullin e Kosovës dhe përcjellim urimet tona më të përzemërta me rastin e 17 shkurtit 🎉”, thuhet në urimin e publikuar në Facebook.

Ambasada shkroi për partneritet të fortë me Kosovën, “të rrënjosur në miqësi” e “lidhje të ngushta”.

“Austria e vlerëson partneritetin e saj të fortë me Kosovën — të rrënjosur në miqësi 🤝, interesa të përbashkëta dhe lidhje të ngushta mes popujve tanë. Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të begatë”, thuhet në urim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement