Ambasada britanike uron FSK’në për medalje në “Cambrian Patrol”: Dëshmon profesionalizëm e përkushtim - Gazeta Express
string(97) "ambasada-britanike-uron-fskne-per-medalje-ne-cambrian-patrol-deshmon-profesionalizem-e-perkushtim"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 17:41

Ambasada britanike uron FSK’në për medalje në “Cambrian Patrol”: Dëshmon profesionalizëm e përkushtim

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 17:41

Ambasada britanike në Kosovë ka uruar ekipin e FSK’së i cili është dekoruar me medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasada ka thënë se ndihen krenarë që kanë mbështetur 14 pjesëtarët e FSK’së për pjesëmarrje në këtë ushtrim, i cili është ndër më të vështirit në botë.

‘’Me padurim presim që ata të sjellin përvojë të vlefshme dhe të vazhdojnë të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Kosovës’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Po ashtu, shtohet edhe se, pjesëmarrja e FSK-së dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjithnjë në rritje ndaj ekselencës.

Postimi:

Urime të mëdha për ekipin e FSK-së për fitimin e medaljes së argjendtë në garën prestigjioze Cambrian Patrol në Uells!

Jemi krenarë që kemi mbështetur 14 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në pjesëmarrjen e tyre në këtë ushtrim ushtarak ndër më të vështirat në botë. Me padurim presim që ata të sjellin përvojë të vlefshme dhe të vazhdojnë të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Kosovës.

Ky aktivitet ndërkombëtar vë në provë qëndrueshmërinë, udhëheqjen dhe aftësitë taktike të pjesëmarrësve në kushte ekstreme. Pjesëmarrja e ekipit të FSK-së dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjithnjë në rritje ndaj ekselencës, dhe jemi të entuziazmuar t’i shohim duke përfaqësuar Kosovën në një skenë kaq sfiduese ndërkombëtare.