Ambasada britanike për gjetjen e trupit të mërgimtarit në Ujman: Koordinim pozitiv me FSK-në, e përgëzojmë KFOR-in që ofroi siguri gjatë operacionit - Gazeta Express
string(146) "ambasada-britanike-per-gjetjen-e-trupit-te-mergimtarit-ne-ujman-koordinim-pozitiv-me-fsk-ne-e-pergezojme-kfor-in-qe-ofroi-siguri-gjate-operacionit"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 10:22

Ambasada britanike për gjetjen e trupit të mërgimtarit në Ujman: Koordinim pozitiv me FSK-në, e përgëzojmë KFOR-in që ofroi siguri gjatë operacionit

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 10:22

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e ka mirëpritur “koordinimin pozitiv” të martën ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së për gjetjen e trupit të pajetë të një mërgimtari 33-vjeçar në liqenin artificial të Ujamnit në veri të vendit.

Britanikët theksojnë se koordinimi erdhi “pas autorizimit nga Komandanti i KFOR-it që FSK të dislokojë ekipe të Kërkim-Shpëtimit për qëllimin specifik të ndihmës në rastin tragjik”.

Ambasada britanike tha në një reagim sot se ky operacion ishte “dëshmi e përsosshmërisë së kapaciteteve të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së dhe në përputhje me marrëveshjet e kahershme ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së”.

“Ne e përgëzojmë KFOR-in për ofrimin e mbështetjes dhe sigurisë gjatë gjithë këtij operacioni dhe i shprehim ngushëllimet tona familjes së personit që fatkeqësisht humbi jetën”, thuhet në reagim.

Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht misionin e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, thuhet tutje në reagim.

“Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet KFOR-it, FSK-së dhe akterëve të tjerë të sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, është jetik për suksesin e misionit të KFOR-it”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dhe ambasadori francez, Olivier Guerot mbrëmë reaguan ashpër ndaj përpjekjes për ta politizuar praninë e FSK-së në këtë operacion. Thanë se u manipuliuan informacione dhe kjo tragjedi u shfrytëzua për qëllime politike, duke kërkuar që të mos shpërqendrohet vëmendja nga qëllimi i vërtetë humanitar i operacionit dhe që të respektohet dinjiteti i viktimës.