Ambasada britanike për Express: Përshëndesim dorëzimin e rregullt të detyrës të kryetarëve, inkurajojmë bashkëpunim - Gazeta Express
string(114) "ambasada-britanike-1per-express-pershendesim-dorezimin-e-rregullt-te-detyres-te-kryetareve-inkurajojme-bashkepunim"

Lajme

Gazeta Express

05/12/2025 16:54

Ambasada britanike për Express: Përshëndesim dorëzimin e rregullt të detyrës të kryetarëve, inkurajojmë bashkëpunim

Lajme

Gazeta Express

05/12/2025 16:54

Ambasada britanike në Kosovë e ka përshëndetur kalimin e rregullt të pushtetit sot te kryetarët e komunave në veri të vendit. Atje Lista Srpska rimori pushtetin dhe kryetarët e rinj u betuan para simboleve shtetërore të Kosovës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, ambasada britanike ka thënë se tash e tutje inkurajon për bashkëpunim të autoriteteve lokale me ato qendrore.

“Ambasada Britanike në Kosovë e përshëndet dorëzimin e rregullt të detyrës tek kryetarët e sapozgjedhur sot. Ne inkurajojmë vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të mirë ndërmjet autoriteteve komunale dhe qendrore dhe komuniteteve që ata i shërbejnë javëve në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Milan Radojeviq mori postin në krye në Mitrovicë të Veriut, Zoran Todiq në atë të Leposaviq, Dragisha Milloviq në atë Zveçan dhe Millosh Peroviq në atë Zubin Potokit.

Betimin sot e bënë edhe asamblistët e kuvendeve komunale në këto komuna.

Në disa prej tyre u panë edhe flamuj serbë.

Përveçse në komunat veriore, kryetarë të Listës Srpska u betuan edhe nëpër komuna tjera të vendit ku fituan në zgjedhjet e fundit lokale.

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se në seancat e sotme inauguruese “gjithçka u zhvillua në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”.

Komunat veriore deri më tani u udhëhoqën me kryetarë shqiptarë që nga maji i 2023-ës pasi kryetarët e Listës Srpska kishin dhënë dorëheqjen e tyre në nëntor të 2022-ës në shenjë revolte për vendimet e atëhershme të Qeverisë së Kosovës.

Lista Srpska më parë kishte njoftuar se do t’i anulonte vendimet “jolegjitime” që kanë marrë kryetarët shqiptarë të komunave në veri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement