Ambasada amerikane uron rekrutët e rinj të Policisë - Gazeta Express
string(51) "ambasada-amerikane-uron-rekrutet-e-rinj-te-policise"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 12:50

Ambasada amerikane uron rekrutët e rinj të Policisë

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 12:50

Ambasada amerikane në Prishtinë ka uruar oficerët e rinj të Policisë së Kosovës, të cilët u diplomuan më 11 korrik.

Atasheu i Departamentit të Drejtësisë amerikane në Ambasadën në Prishtinë mori pjesë në këtë ceremoni, ku diplomuan 280 rekrutë të policisë.

“I përgëzojmë oficerët e rinj ndërsa ndërmarrin hapin e tyre të parë për t’u shërbyer dhe mbrojtur qytetarët e Kosovës”.

“Betimi i një oficeri policie është një premtim nderi, integriteti, etike dhe përkushtimi ndaj shërbimit publik. Në komunitete të sigurta, prosperiteti do të lulëzojë”, ka thënë Ambasada.

Ceremonia është mbajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.