Ambasada amerikane: Trashëgimia dhe vizioni i Rugovës vazhdojnë të jenë inspirim këtu në Kosovë dhe gjithandej në botë - Gazeta Express
string(117) "ambasada-amerikane-trashegimia-dhe-vizioni-i-rugoves-vazhdojne-te-jene-inspirim-ketu-ne-kosove-dhe-gjithandej-ne-bote"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 15:27

Ambasada amerikane: Trashëgimia dhe vizioni i Rugovës vazhdojnë të jenë inspirim këtu në Kosovë dhe gjithandej në botë

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 15:27

Ambasada amerikane ka shkruar sot për nderimet që i bëri e ngarkuara me punë Anu Prattipati bashkë me presidenten Vjosa Osmani për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Ambasada tha se trashëgimia dhe vizioni i Rugovës janë inspirim si në Kosovë ashtu edhe nëpër botë.

“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në nderim të Dr. Ibrahim Rugovës në 19-vjetorin e vdekjes së tij. Trashëgimia dhe vizioni i tij vazhdojnë të jenë inspirim këtu në Kosovë dhe gjithandej në botë”.

Presidentja Osmani bashkë me ambasadorët e akredituar në vend shkuan te varri i Rugovës për homazhe./Express/