Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një deklaratë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, lidhur me shqetësimin për emigracionin masiv. Rubio thekson se ky fenomen nuk është humanitar dhe shpesh lidhet drejtpërdrejt me trafikimin e qenieve njerëzore.
“Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga ambasada.