Ambasada amerikane ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit: Zë i mijëra familjeve që kërkonin drejtësi për të zhdukurit - Gazeta Express
string(119) "ambasada-amerikane-ngushellon-per-vdekjen-e-bajram-qerkinit-ze-i-mijera-familjeve-qe-kerkonin-drejtesi-per-te-zhdukurit"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 14:57

Ambasada amerikane ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit: Zë i mijëra familjeve që kërkonin drejtësi për të zhdukurit

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 14:57

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ngushëlluar për vdekjen e Bajram Qerkinit, i cili ishte kryetar shoqatës “Zëri i Prindërve”.

“Ngushëllimet tona më të thella familjes dhe kolegëve të Bajram Qerkinaj. Zëri që ai u dha mijëra familjeve që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për të dashurit e tyre të zhdukur ishte frymëzues”, tha ambasada.

Qerkini vdiq dje pas një sëmundje që e mbajti shtrirë qe disa muaj.

Për vdekjen e tij ngushëlluan krerë të shtetit dhe ambasadat e tjera të huaja në vend.

Varrimi i tij u bë në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës, siç ka njoftuar familja e tij.

Qerkini u nda nga jeta pa e marrë vesh asnjëherë mbi fatin e djalit të tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement