Ambasada amerikane në Tiranë ndan deklaratën e presidentit Trump për Nënë Terezën: Përfaqësonte më të mirën - Gazeta Express
string(106) "ambasada-amerikane-ne-tirane-ndan-deklaraten-e-presidentit-trump-per-nene-terezen-perfaqesonte-me-te-miren"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 9:52

Ambasada amerikane në Tiranë ndan deklaratën e presidentit Trump për Nënë Terezën: Përfaqësonte më të mirën

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 9:52

Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar Nënë Terezën me rastin e 9 vjetorit të Shenjtërimit të saj.

Në një reagim në rrjete sociale, ambasada e SHBA ka ndarë mesazhin e presidentit Donald Trump, i cili thotë se shenjtorja shqiptare përfaqësonte më të mirën për secilin prej nesh.

“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh.” – Presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës”, thuhet në reagim.

Më 5 shtator shënohet shenjtërimi i Nënës Terezë, por edhe përvjetori i vdekjes së saj në vitin 1997.