Ambasada amerikane në Prishtinë reagon pasi Biden nënshkroi Udhërin Ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor - Gazeta Express
string(102) "ambasada-amerikane-ne-prishtine-reagon-pasi-biden-nenshkroi-udherin-ekzekutiv-per-ballkanin-perendimor"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2021 10:58

Ambasada amerikane në Prishtinë reagon pasi Biden nënshkroi Udhërin Ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor

Lajme

Gazeta Express

09/06/2021 10:58

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pasi presidenti Joe Biden ka nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv për të sanksionuar zyrtarët e korruptuar në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Express.

Në një postim në Facebook ambasada amerikane ka deklaruar se Urdhëri Ekzekutiv i Biden modernizon regjimin e sanksioneve.

Lexo Edhe:

“Korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të ShBA-ve, të partnerëve tanë dhe aleatëve tanë. Dje Presidenti Joe Biden ka nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv që modernizon regjimin e sanksioneve të Ballkanit Perëndimor për të pasqyruar shqetësimet e sundimit të ligjit. Ai siguron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze ndaj stabilitetit në të gjithë rajonin – korrupsioni, veprimet që minojnë qeverisjen demokratike dhe abuzimi serioz i të drejtave të njeriut”, thuhet në postim.

Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate ka thënë se do t’i fusë në listën e zezë të gjithë zyrtarët e Ballkanit që nuk i respektojnë marrëveshjet e cekura në komunikatë.

Sipas presidentit të SHBA’së, Joe Biden, do t’u pamundësohet hyrja në Amerikë atyre që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit./GazetaExpress/