Ambasada e SHBA-së në Jerusalem po ofron autobusë të çertifikuar për në Aman, Jordani, duke filluar nga e hëna, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Ambasada thotë se shërbimi i autobusëve do t’u ofrohet qytetarëve amerikanë që kërkojnë të largohen nga Izraeli. Autobusët do të udhëtojnë për në Aeroportin Ndërkombëtar të Jordanisë, thuhet në të.
“Nisjet janë aktualisht të disponueshme nga zona e Jerusalemit dhe zona e Tel Avivit. Udhëtarët janë përgjegjës për rezervimin e udhëtimit të tyre të mëtejshëm, duke përfshirë fluturimet nga aeroporti i Amanit”, thotë ambasada.