Ambasada amerikane në Berlin: Marrëveshjet Kosovë-Serbi progres historik - Gazeta Express
string(113) "ambasada-amerikane-ne-berlin-marreveshjet-e-deritanishme-kosove-serbi-lehtesojne-levizjen-e-njerezve-dhe-mallrave"

Gazeta Express

14/02/2020 11:32

Ambasada amerikane në Berlin: Marrëveshjet Kosovë-Serbi progres historik

Gazeta Express

14/02/2020 11:32

Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, Kosova dhe Serbia sot janë pajtuar për arritjen  marrëveshjes për hekurudhën Prishtinë-Beograd. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të sotme në Mynih kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic me Marko Gjuriqin.

Për Ambasadën amerikane në Berlin me marrëveshjet e arritura deri tani është duke u bërë një progres historik sa i përket zhvillimit ekonomik, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përmes një reagimi në twitter thuhet se marrëveshje për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do të lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.

“ Presidenti Vucic dhe presidenti Thaçi iu bashkuan sot ambasadorit Grenell për të bërë progres historik në zhvillimin ekonomik. Marrëveshja për linjën ajrore, hekurudhore dhe hekurudhore do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë  dhe Kosovës”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Berlin./GazetaExpress/