Ambasada amerikane i gëzohet punës së Hotit për marrëveshjen e Washingtonit - Gazeta Express
string(75) "ambasada-amerikane-i-gezohet-punes-se-hotit-per-marreveshjen-e-washingtonit"

Gazeta Express

24/10/2020 11:25

Ambasada amerikane i gëzohet punës së Hotit për marrëveshjen e Washingtonit

Gazeta Express

24/10/2020 11:25

Ambasada e ShBA’së në Kosovë, ka përgëzuar nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit nga ana e kryeministrit Hoti mes Kosovës dhe ShBA’së për rrjetin 5G.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane ka shkruar se memorandumi tregon zotimin e Kosovës për Marrëveshjet e Washingtonit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Mirësevini në rrjetin e pastër të Kosovës. Nënshkrimi i djeshëm i memorandumit të bashkëpunimit për rrjetin 5G mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach tregon zotimin e Kosovës për marrëveshjet e Washingtonit dhe do të sigurojë që rrjetet e ardhshme të saj janë të sigurta dhe të lirë nga shitës të rremë”, thuhet në postim.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dje ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Nën Sekretarin e Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach për krijimin e rrjeteve të 5G.