Ambasada amerikane: Grenell po e kërkonte flamurin e SHBA-së në LDK - Gazeta Express
string(65) "ambasada-amerikane-grenell-po-e-kerkonte-flamurin-e-shbase-ne-ldk"

Ambasada amerikane: Grenell po e kërkonte flamurin e SHBA-së në LDK

Gazeta Express

23/01/2020 13:05

Gazeta Express ka publikuar një shkrim rreth takimit të Richard Grenellit me lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në disa fotografi të publikuara nga takimi, ambasadori Grenell shihet duke shikuar flamujt e radhitur njëri pas tjetrit në zyrat e LDK-së. Sipas Ambasadës së SHBA-së, Emisari i Trumpit me këtë rast ishte duke e kërkuar flamurin amerikan

“Ai është duke e kërkuar flamurin amerikan”, i ka thënë Ambasada e SHBA-së Gazetës Express rreth kësaj fotografie.

Lexo Edhe:

LDK-ja mban në zyrat e saj disa flamuj, përfshirë atë të Kosovës, të partisë, të Dardanisë, të partive popullore, flamurin evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ndryshe, diplomati amerikan sot ka zhvilluar takime me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK-së, pas të cilave ka folur me mediet të cilave u ka thënë se nuk e ka ndërmend të përfshihet në negociatat për krijimin e Qeverisë.