Amanda e sfidon Kim Kardashianin me një meç në UFC - Gazeta Express
string(50) "amanda-e-sfidon-kim-kardashianin-me-nje-mec-ne-ufc"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/06/2021 11:17

Amanda e sfidon Kim Kardashianin me një meç në UFC

Sporte tjera

Gazeta Express

10/06/2021 11:17

Kampionia e UFC-së, Amanda Nunes, e ka sfiduar yllin e televizionit amerikan, Kim Kardashian, me një meç në kafaz.

Nunes i propozoi luftë Kardashianit, pasi shefi i UFC-së, Dana Whyte, e kritikoi ashpër një meç ekzibicioni mes Logan Paul dhe Floyd Mayweather, të cilin e lidhi me një luftë mes Nunes dhe yllit të televizionit amerikan, transmeton Gazeta Express.

“Paramendojeni sikur Kim Kardashian të dëshironte të luftonte me Amanda Nunes. Sa mendoni se do të ishte kjo luftë? Do të ishte shumë e madhe. Do të ishte një ngjarje e madhe, por jo more çfarë!” tha Whyte.

Megjithëse ai e bëri thjesht një krahasim, Nunes e mori përsipër ta pyesë Kardasianin për një luftë të mundshme mes tyre.

“Hej Kim Kardashian, a po e bëjmë?” shkroi Nunes në Twitter.

“Është një luftë që e dëshirojnë tifozët”, u përgjigj luftëtari i UFC-së Cris Cyborg. /Gazeta Express/