Alves e bindi Arthurin t’i bashkohet Juventusit - Gazeta Express

Alves e bindi Arthurin t’i bashkohet Juventusit

Instant

Gazeta Express

04/07/2020 10:39

Dani Alves raportohet se e ka ndihmuar Arthur Melon në vendimin për të lënë Barcelonën për Juventusin.

Barcelona dhe Juventusi shkëmbyen javën e kaluar futbollistët, Arthur dhe Miralem Pjanic, dhe tashmë gjithçka është zyrtare.

Marrëveshja u arrit paksa me vështirësi, pasi Arthur insistonte të qëndrojë në Camp Nou, braziliani shihet si e ardhmja e Xavi Hernandez dhe u befasua fillimisht me mendimin që klubi po i kërkon të largohet.

Sido që të jetë, ESPN raporton se Arthur, që ishte i vendosur të mos largohet, mori këshilla nga shoku, Dani Alves, i cili e kishte telefonuar disa herë dhe e kishte siguruar se po shkon e një klub i madh dhe se do të ndihet shumë i rëndësishëm atje.

Alves vet e ka përjetuar atmosferën në skuadër pasi në sezonin 2016/17 fitoi dy trofe me Zonjën e Vjetër dhe arriti në finale të Champions League.

Gjithashtu raportohet se dyshja tjetër braziliane, Alex Sandro dhe Douglas Costa, gjithashtu luajtën rol të rëndësishëm në bindjen e Arthurit.

Sezonin tjetër, Arthur do të veshë fanellën e Juves, kurse Pjanic atë të Barcelonës. /Gazeta Express/