Altin Dumani deklaron hetime të tjera për Erion Veliajn - Gazeta Express
string(55) "altin-dumani-deklaron-hetime-te-tjera-per-erion-veliajn"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 13:43

Altin Dumani deklaron hetime të tjera për Erion Veliajn

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 13:43

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, Altin Dumani u shpreh se nuk i përgjigjet 7 pyetjeve të drejtuara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kreui i SPAK tha se dosja e Veliajt është ndarë në fraksion tjetër.

Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po heton disa fakte penale.

“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.

Dosja “Veliaj” është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për dosjen ndaj Ceno Klosit, deputet i zgjedhur i PS në Qarkun e Fierit, ish-drejtor i Tatimeve dhe zv/ministër i Energjetikës.

Dumani deklaroi se hetimet për Ceno Klosin po vijojnë. “Për Ceno Klosin vijojnë hetimet”, u shpreh Dumani.