Altin Basha emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar - Gazeta Express
string(47) "altin-basha-emerohet-drejtor-i-teatrit-kombetar"

Shqiperi

Gazeta Express

12/12/2022 17:08

Altin Basha emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar

Shqiperi

Gazeta Express

12/12/2022 17:08

Regjisori Altin Basha është emëruar Drejtor i Teatrit Kombëtar.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë.

Lexo Edhe:

Ndërkohë Hervin Çuli është liruar nga detyra.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Kujtojmë se Basha ka qenë regjisor  i programit “Portokalli” prej 17 vitesh u largua përfundimisht nga spektakli në shtator të 2020-ës.

Basha dha dorëheqjen asokohe pasi kupola e televizioni i ka hequr shumë ‘kompetenca’. Këtë gjë, Basha e ka konsideruar si ndërhyrje duke u larguar ngë Top Channel.