Alonso vendosë për nënshkrimin e fundit të Realit këtë verë - Gazeta Express
string(59) "alonso-vendose-per-nenshkrimin-e-fundit-te-realit-kete-vere"

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 16:20

Alonso vendosë për nënshkrimin e fundit të Realit këtë verë

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 16:20

Xabi Alonso thuhet se ka vendosur për lojtarin tjetër që dëshiron t’i shtojë skuadrës së Real Madrid këtë verë, pas afrimeve të Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono.

Alonso, 43 vjeç, ka udhëhequr deri tani Real Madridin drejt tri fitoreve dhe një barazimi në katër ndeshjet e para si trajner në Kupën e Botës për Klube, ku fitorja e fundit 1-0 ndaj Juventusit e çoi ekipin në çerekfinale kundër Borussia Dortmund në stadiumin “MetLife” në New Jersey, këtë të shtunë.

Alexander-Arnold dhe Huijsen janë aktivizuar katër herë deri tani nga Alonso, ndërsa Mastantuono luajti për River Plate në turne dhe do t’i bashkohet Realit më 14 gusht, kur të mbushë 18 vjeç.

Por merkatoja e verës për Realin nuk është mbyllur ende.

Sipas gazetarit Jorge Picon, klubi është ende në bisedime për të transferuar mbrojtësin e majtë të Benficës, spanjollin Alvaro Carreras.

Picon shkroi në X: “Real Madrid nuk e ka mbyllur derën për tregun, por nuk po punon për ndonjë lëvizje tjetër përveç asaj të Carreras këtë verë. Vetëm një largim apo një mundësi e papritur mund të ndryshojë planin, pasi konsiderohet që skuadra është mjaft konkurruese”.

Që në maj, “The Mail” raportoi se Reali ishte në bisedime për një lëvizje të mundshme për ish-mbrojtësin e Manchester United.

Ndërkohë, media spanjolle “Relevo” sugjeroi se marrëveshja është kërkuar posaçërisht nga vetë Alonso.

Carreras, i cili ka kontratë me Benficën deri në verën e vitit 2029, regjistroi katër gola dhe pesë asistime gjatë sezonit 2024/25, ku skuadra e tij u rendit e dyta pas Sporting CP në Primeira Liga.

Por si mund të përfitojë Manchester United nga ky transferim?

Në maj, “Manchester Evening News” raportoi se “Djajtë e Kuq” kishin përfshirë një klauzolë riblerjeje kur Carreras u largua nga klubi për 5 milionë £ në maj 2024.

Kjo klauzolë është rreth 15 milionë £, ndërsa klubet e tjera duhet të paguajnë një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro (42.1 milionë £).

United gjithashtu mban një përqindje prej 20% nëse ndodh ndonjë shitje mbi shumën 5 milionë £.

Nëse 22-vjeçari i bashkohet Realit, ai do të konkurrojë me Fran Garcia, David Alaba dhe Ferland Mendy për një vend në mbrojtjen e majtë të skuadrës së Xabi Alonsos./GazetaExpress/