Alonso nuk e nis mirë me Real Madridin, barazon me Al Hilalin - Gazeta Express
string(60) "alonso-nuk-e-nis-mire-me-real-madridin-barazon-me-al-hilalin"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 23:07

Alonso nuk e nis mirë me Real Madridin, barazon me Al Hilalin

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 23:07

Xabi Alonso nuk e ka nisur aventurën si trajner i Real Madridit.

“Los Blancos” barazuan 1:1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube ndaj Al Hilal.

Spanjollët kaluan të parët në epërsi në minutën e 34-të kur Gonzalo Garcia realizoi, shkruan Gazeta Express.

Nuk vonoi shumë dhe Ruben Neves barazoi shifrat nga penalltia në minutën e 41-të.

Madrilenët patën mundësinë e artë të marrin tri pikët, por Valverde dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e dytë shtesë, teksa Bono arriti të priste gjuajtjen.

Kësisoj, Real Madridi e nis me barazim fazën e grupeve ndaj Al Hilalit, grup në të cilin bëjnë pjesë edhe Salzburg dhe Pachuca.