string(100) "alonso-me-kerkese-ndaj-realit-deshiron-nenshkrimin-e-qendermbrojtesit-qe-po-e-kerkon-e-gjithe-europa"

Sport

Gazeta Express

13/05/2025 17:13

Alonso me kërkesë ndaj Realit, dëshiron nënshkrimin e qendërmbrojtësit që po e kërkon e gjithë Europa

Sport

Gazeta Express

13/05/2025 17:13

Xabi Alonso, i cili do të udhëheq Real Madridin pas përfundimit të këtij sezoni, veçse ka nisur të ‘ndërtojë’ një skuadër për sezonin e ri, dhe ndër kërkesat e tij më të forta është emri i Dean Huijsen.

Qendërmbrojtësi i ri spanjoll, pjesë e Bournemouthit në Angli, është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në skenën europiane, dhe trajneri bask e sheh atë si një bast të sigurt për të përforcuar mbrojtjen e klubit të bardhë nga Madridi.

Huijsen ka impresionuar këtë sezon me performancat e tij, të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re. Kombinim mes fizikut të lartë dhe lojës së mirë me këmbë.

Pavarësisht moshës së tij të re, pjekuria e tij në fushën e lojës dhe leximi i lojës e kanë bërë atë një target për gjigantët europianë.

Potenciali i tij është monitoruar për muaj me radhë nga skautët e klubit nga Madridi dhe me ardhjen e Alonsos, interesimi ka kaluar në një dimension më serioz.

Bournemouthi e di se për ta mbajtur mbrojtësin është një detyrë mjaft e vështirë.

Shuma që kërkohet për ta transferuar Huijsenin është 60 milionë euro, një shumë që po konsiderohet nga Real Madridi.

Lojtari e sheh një rikthim të mundshëm në Spanjë si një mundësi pozitive, veçanërisht nëse kjo do të thotë që ai do të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Huijsen u transferua sezonin e kaluar nga Juventusi te Bournemouthi për vetëm 15 milionë euro./GazetaExpress/