string(69) "alonso-i-thote-po-real-madridit-do-te-nenshkruaje-kontrate-trivjecare"

Sport

Gazeta Express

09/05/2025 11:42

Alonso i thotë “po” Real Madridit, do të nënshkruajë kontratë trivjeçare

Sport

Gazeta Express

09/05/2025 11:42

Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit dhe Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri. Klubi tashmë ka një marrëveshje me trajnerin bask, i cili po zgjedh stafin e tij dhe po diskuton për përforcimet që mund t’i duhen skuadrës këtë verë.

Sipas “Marca”, Alonso do të marrë drejtimin pas Kupës së Botës për Klube dhe do të nënshkruajë për tre sezone.

Ai do të marrë me vete ndihmësin e tij të besuar, Sebas Parrilla, dhe përgatitësin fizik Alberto Encinas, që ka punuar edhe te Barcelona në sezonin 2011-12.

Nuk dihet ende e ardhmja e Antonio Pintus, përgatitësi fizik i Realit prej vitesh, i cili është kritikuar kohët e fundit për shkak të shumë dëmtimeve në skuadër.

Pas eliminimit nga Arsenal në Champions League, Reali vendosi të përshpejtojë ndryshimet. Ancelotti do të largohet në qershor për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Alonso ka pranuar që te Reali nuk është trajneri ai që vendos për blerjet, por klubi, edhe pse ai do të ketë të drejtë të japë sugjerime.

Përveç transferimit të mundshëm të Alexander-Arnold, plani i klubit është të sjellë edhe dy lojtarë të tjerë: një qendërmbrojtës dhe një mesfushor.

Dean Huijsen, me një klauzolë prej rreth 60 milionë euro, është një nga opsionet më të mundshme. Për mesfushorin, vendimi do të varet nga skema taktike që Alonso do të përdorë./GazetaExpress/