Allegri opsion për PSG ose Chelsea? - Gazeta Express
string(34) "allegri-opsion-per-psg-ose-chelsea"

Gazeta Express

21/10/2020 18:36

Allegri opsion për PSG ose Chelsea?

Gazeta Express

21/10/2020 18:36

Max Allegri mbetet trajner i lirë në treg, me disa raporte që e lidhin atë me një kalim në PSG, Manchester United dhe Chelsea

Fituesi i Scudettos është i pa punë pasi që kontrata e tij me Juventus skadoi pasi që mori pagë një vit pa punuar.

Lexo Edhe:

Ai vazhdimisht është lidhur me një kalim në Manchester United, edhe pse fitorja 2-1 jashtë kundër PSG mbrëmë e ka forcuar pozitën e Ole Gunnar Solskjaer.

Në anën tjetër, kjo e ka vënë në presion trajnerin e Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel dhe sipas La Gazzetta dello Sport dhe le10sport.com ka bërë që hija e Allegrit ta mbulojë teknikun gjerman.

Në anën tjetër, gazeta Quotidiano Sportivo insiston që Chelsea ende janë duke e monitoruar situatën e Allegrit dhe mund ta merr pozitën e Frank Lampard.

Allegri ka fituar gjashtë tituj të Serie A me Juventusin dhe Milanin, katër Coppa Italia, tri superkupa të Italisë dhe ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve me Juventusin dy herë. /GazetaExpress/