Allegri jep sinjale për rikthimin e Pjanicit në Juventus - Gazeta Express
string(56) "allegri-jep-sinjale-per-rikthimin-e-pjanicit-ne-juventus"

Allegri jep sinjale për rikthimin e Pjanicit në Juventus

Futboll

Gazeta Express

27/07/2021 23:25

Miralem Pjanic mund të rikthehet në Juventus.

Mesfushori i Bosnja dhe Hercegovinës nuk e ka gjetur veten te Barcelona dhe klubi ka njoftuar se po punon për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për lojtarin dhe të gjithë në përgjithësi.

Lexo Edhe:

Kohëve të fundit ka pasur spekulime për një rikthim të mundshëm në Torino dhe këto spekulime i ka rritur edhe më shumë.

Duke folur se kush do të ekzekutojë goditjet e dënimit, Cristiano Ronaldo apo Paolo Dybala, Allegri foli edhe për një ardhje të re, të djathtë (Pjanic gjithmonë i ka gjuajtur gjuajtjet e lira).

“Varet nga situata, ndoshta Ronaldo mund të marr goditjet e largëta, por situata është e lehtë sepse njëri është i djathtë, tjetri i majtë. Më pas, do të shohim nëse do të arrijë dikush që ekzekuton goditjet e dënimit me të djathtën….”, deklaroi Allegri duke qeshur.

Ai nuk përmendi emra, por të gjitha rrugët qojnë te Miralem Pjanic. /Gazeta Express/