Allegri: Italia nuk duhet t’i imitojë vendet tjera... - Gazeta Express
string(49) "allegri-italia-nuk-duhet-ti-5imitoje-vendet-tjera"

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 18:40

Allegri: Italia nuk duhet t’i imitojë vendet tjera…

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 18:40

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka paralajmëruar se Italia nuk duhet “të imitojë vendet e tjera” dhe ka insistuar se duhet të “rregullohen sektorët e të rinjve”, në një sezon ku vetëm dy skuadra të Serie A kanë mbetur në garat europiane.

Bologna dhe Fiorentina janë përfaqësueset e vetme të Italisë në Evropë këtë sezon.

Bologna ka arritur në çerekfinalet e Ligës së Evropës duke eliminuar Romën, ndërsa Fiorentina është kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Konferencës.

Gjatë një konference për shtyp para ndeshjes, Allegri dha mendimin e tij për gjendjen e futbollit italian:

“Unë po flas, jo po shpjegoj, sepse nuk shpjegoj asgjë dhe nuk kam të vërtetën. Nuk duhet ta nënvlerësojmë futbollin italian.

Ne kemi këto karakteristika; janë pjesë e historisë së popullit italian, që nga Mesjeta dhe mbrojtja e fortesave. Tani të gjithë po flasin.

Shpejtësia e pasimeve është sigurisht ndryshe dhe varet nga lojtarët. Pse ndeshjet janë më të shpejta në Evropë? Së pari, sepse ose fiton ose humbet. Liga angleze është krejt ndryshe, jo më e mirë apo më e keqe. Kur thonë se në Itali loja është më e ngadaltë dhe ka më pak hapësirë, le të shohim anën pozitive: është më e vështirë të shënosh gola,” tha ai.

“Ne jemi rritur kështu dhe jemi zhvilluar. Nuk duhet të imitojmë vende të tjera me kultura të ndryshme. Historia ndryshon nga një klub në tjetrin. Duhet të rregullojmë sektorët e të rinjve dhe të gjejmë formula të ndryshme. Por nuk duhet vetëm të flasim, duhet të veprojmë dhe të marrim vendime. Do ta mbyll këtu, përndryshe do bëhem polemik”, vazhdoi ai.

“Mendoj se duhet të publikohen shifrat për të gjithë sektorët e të rinjve. Këto shifra duhet të dalin në dritë. Duhet të shqetësohemi sepse shumë fëmijë që luajnë futboll e lënë herët dhe kalojnë në tenis. Për të arritur te lojtarë si Jannik Sinner, ka shumë punë pas. Duhet të kemi kujdes. Ata që e kuptojnë sektorin e të rinjve duhet thjesht të bëjnë disa reforma”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement