Aliu: VV’ja do ta ndryshojë këtë sistem ku i varfëri po vazhdon të varfërohet e i pasuri të pasurohet - Gazeta Express
string(99) "aliu-vvja-do-ta-ndryshoje-kete-sistem-ku-i-varferi-po-vazhdon-te-varferohet-e-i-pasuri-te-pasurohet"

Aliu: VV’ja do ta ndryshojë këtë sistem ku i varfëri po vazhdon të varfërohet e i pasuri të pasurohet

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 23:39

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se partia e tij do ta ndryshojë sistemin qeverisës në Kosovë, ku sipas tij, klasa e varfër po vazhdon të varfërohet, ndërsa ajo e pasur po vazhdon të pasurohet.

Sipas Aliut, ‘sistemi’ po përpiqet të krijojë sajesa për ta ndaluar Vetëvendosjen të vijë në pushtet. E një gjë e tillë, sipas Aliut, po bëhet përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Express.

Lexo Edhe:

“Vetëvendosja dihet se do ta ndryshojë sitemin. Këtë sistem ku i varfëri vazhdon të varfërohet dhe i pasuri vazhdon të pasurohet. Këtij sistemi i ka ardhur fundi dhe është gatshëm të ndërrohet. Kjo është shqetësuese për sistemin. Andaj nuk ka çfarë të bëjë tjetër vetëm se të krijojë ndonjë precedent që të na ndalojë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i këtillë”, është shprehur Aliu në T7.

Tutje, Aliu ka akuzuar Kushtetuesen duke thënë se është e ndikuar nga politika, por presioni i qytetarëve ka bërë që të lëshojë pe.

“Është gjykatë e ndikuar nga politika. Presioni i madh i qytetarëve ndaj padrejtësive ka bërë që të lëshojë pe. Por përsëri vazhdon me këso vendime. Ju kujtohet edhe për Zajednicën. Ishte presioni i qytetarëve që e demaskoi atë”, ka thënë Aliu.

“Edhe Qeveria Hoti ishte kot sa më nuk ka. Do të çuditesha po të thoshin ndryshe këta. Por ishte edhe presioni që e bëri të vetën. Kur ka një frymë të tillë është vështirë të ndalet”, shtoi Aliu.