string(114) "aliu-publikon-pamje-nga-ndertimi-i-rruges-prishtine-podujeve-po-bejme-cmos-qe-kete-rruge-ta-perfundojme-sa-me-pare"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2023 18:15

Aliu publikon pamje nga ndërtimi i rrugës Prishtinë – Podujevë: Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë

Lajme

Gazeta Express

23/09/2023 18:15

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje nga punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka shkruar se ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet.

“Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, njoftoi Aliu.