string(131) "aliti-per-express-aleanca-per-shqiptaret-u-takon-edhe-seles-edhe-taravarit-te-dy-kishin-barre-te-madhe-gjate-shkeputjes-nga-pdsh-ja"

Maqedoni

Gazeta Express

30/05/2025 15:22

Aliti për Express: Aleanca për Shqiptarët u takon edhe Selës edhe Taravarit – Të dy kishin barrë të madhe gjatë shkëputjes nga PDSH-ja

Maqedoni

Gazeta Express

30/05/2025 15:22

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Aliti thotë se pavarësisht se ende nuk ka përfunduar procesi gjyqësor për kontestin e ASH-së, Aleanca për Shqiptarët i takon Ziadin Selës po aq sa i takon edhe Arben Taravarit.

Këtë Aliti e arsyeton që nga fillimi i krijimit të këtij subjekti, ku thotë se si Sela ashtu edhe Taravari kanë pasur barë të rëndë kur ky fraksion u nda nga PDSH-ja e Menduh Thaçit.

“Në aspektin ligjorë Aleanca është subjekt politik i cili sot udhëhiqet nga zotëri Zijadin Sela. Megjithatë, procesi gjyqësorë akoma nuk ështê shterrur sepse pritet vendim nga Gjykata e apelit në bazë të ankesës së parashtruar nga zotëri Arben Taravari.

Në aspektin politik mendoj se iu takon të dyve, bashkë me të gjithë aktivistët dhe anëtarët të cilët fillimisht u shkëputën nga PDSH duke u identifikuar si Lëvizja për reforma – PDSH e të cilët më pas regjistruan subjektin e rri “Aleanca për shqiptarët”.

Është fakt i pamohueshëm se që të dy kishin barrën më të madhe gjatë atij procesi të shkëputjes dhe formësimit të Aleancës dhe rrjedhimisht nuk mundem të mbaj njërën anë. Fillimisht, ishte zotëri Sela i cili guxoi t’iu kundërvihet metodave të Menduh Thaçit por pa përkrahjen e figurave si zotëri Taravari nuk besoj se do t’ia dilte të themelojë subjekt politik me shtrirje edhe jashtë kufijve të Strugës” thotë Aliti.

Faton Aliti thotë se është shqetësues fakti që gjatë gjithë kohës kemi fraksione të partive që përfundojnë duke krijuar subjekte të reja.

“Ajo që na shqetëson si qytetarë shqiptarë është fakti se në dy dekadat e fundit nuk kalojnë më shumë se dy-tri vite pa patur përçarje në ndonjë parti politike shqiptare dhe si rezultat kemi fragmentarizimin e mendimit politik dhe krijimin e hapësirave për të ndikuar në këtë mendim, individ pa asnjë bagazh të mirëfilltë” shtoi Aliti.

Aliti thotë se rasti i Arben Fetait nuk ka peshë duke ngritur dyshime se ky i fundit nuk po e lëshon qeverinë për motive të ulëta që kanë të bëjnë me pozicionimin e disa personave në ekzekutiv.

“Rasti i fundit është zotëri Arben Fetai i cili nuk duket se ka ndonjë peshë jashtë rrethit të tij më të ngushtë të cilët nuk duan ta lëshojnë qeverinë për motive shumë të dobëta. Përkundrazi, bashkë me atë që ka mbetur si VLEN, mundohen me ç’do kusht të arsyetojnë nënçmimet publike që ua bëjnë VMRO dhe ZNAM” përfundon Aliti./GazetaExpress/BesianLeka/