Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker ka qenë hero i “Reds” sonte në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
“Të Kuqtë” fituan me rezultat 1:0 në “Parkun e Princave” kundër Paris Saint-Germainit, ndërsa portieri brazilian ishte më meritori që lideri i Premierligës doli nga fusha i pamposhtur.

Ai bëri paraqitje të jashtëzakonshme për ta afruar ekipin e tij me çerekfinale të Championsit, shkruan “Gazeta Express”.
“Kjo ndoshta ka qenë paraqitja më e mirë në jetën time. Trajneri po më tregonte se sa e vështirë do të ishte të luajmë kundër PSG-së, se sa janë të mirë me topin dhe që do të duhej të ishim të gatshëm të vuanim. E dinim se çka po vinte”, deklaroi fillimisht Alisson në mikrofonin e “TNT Sports”.
“Kemi punuar fort. I lëshuam disa mundësi. Krejt sakrifica e ekipit ma bën punën më të lehtë. Në fund, Elliott hyri dhe shënoi gol, është një histori e madhe për ne. Ishte një natë e bukur”, përfundoi ish-portieri i Romës. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...