Alimi kundër zëvendësministrit Iseni: Kritika nuk është krim - Gazeta Express
string(59) "alimi-kunder-zevendesministrit-iseni-kritika-nuk-eshte-krim"

Maqedoni

Gazeta Express

06/03/2026 10:27

Alimi kundër zëvendësministrit Iseni: Kritika nuk është krim

Maqedoni

Gazeta Express

06/03/2026 10:27

Vetëm në Maqedoninë e Veriut mund të ndodhë që një kritikë e shprehur në rrjetet sociale të të kushtojë me vendin e punës. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vend që të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe të shqiptarëve, po përdor pozitën e tij për të ndëshkuar ata që e kritikojnë në Facebook. Kështu ka akuzuar polici shqiptar, Memet Alimi, i suspenduar nga puna vetëm pse kritikonte në rrjetet sociale punën e zëvendësministrit Iseni.

Ky nuk është një rast i izoluar, shkruan Alimi.

“Raste të ngjashme ka shumë dhe ato tregojnë një model të qartë të presionit politik dhe përpjekjes për ta heshtur kritikën.
Ironia më e madhe është se standardet nuk vlejnë njësoj për të gjithë”.

Postimi i plotë i Memet Alimit:

Vetëm në Maqedoninë e Veriut mund të ndodhë që një kritikë në rrjete sociale të të kushtojë me vendin e punës.

Zv.ministri i MPB-së, Astrit Iseni , në vend që të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe të shqiptarëve, përdor pozitën për të ndëshkuar ata që e kritikojnë në Facebook. Ky nuk është vetëm një rast – raste të tilla ka shumë dhe tregojnë një model të qartë të presionit politik dhe heshtjes së kritikës.

Ironia më e madhe:
• Një polic që valëviti flamurin shqiptar pranë një grafiti të “Shqipërisë së Madhe” edhe at në Gjermani u largua nga puna dhe ndaj tij u ngrit edhe padi penale.
• Ndërsa një polic maqedonas që përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë jo vetëm që nuk u suspendua dhe nuk u dënua, por madje është edhe avancuar në detyrë?

Ky është një standard i dyfishtë i padrejtë dhe një shkelje flagrante e lirisë së shprehjes dhe të drejtave të shqiptarëve.

Në një shtet demokratik, kritika duhet të respektohet, jo të dënohet. Liria e shprehjes duhet të vlejë njësoj për të gjithë – jo vetëm për disa të zgjedhur.

PS: Zv.ministër, shifemi në gjykatë – le të vendosë drejtësia kush ka të drejtë!

Advertisement
Advertisement
Advertisement