Alimehmeti: “Delta” nuk lejon përhapjen e variantit “Mu” - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2021 18:07

Alimehmeti: “Delta” nuk lejon përhapjen e variantit “Mu”

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2021 18:07

Varianti “Mu” i COVID-19 rriti frikën e qytetarëve në shumë vende. Por epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet se “Delta” e dominon variantin “Mu” dhe nuk lejon përhapjen e tij. Mjeku thotë se “virusi nuk di greqisht, kështu që emërtimi i varianteve me shkronja greke nuk pasqyrohet domosdoshmërisht në agresivitet apo infektueshmëri më të lartë” duke qetësuar qytetarët.

POSTIMI I PLOTE“Injoranca është prindi i frikës”Cit.: Herman Melville (1819-1891)

Lexo Edhe:

📺

 Sapo një variant i SARS-CoV-2 pagëzohet me një shkronjë greke fillon një valë e re mediatizimi miqtë e mi!

🦠

 Këtë herë e kishte rradhën varianti Mu.

👉

 Le t’i hedhim një sy së bashku!

👉

 Duke përdorur platformën dhe të dhënat zyrtare të GISAID mund të shohim që:

🦠

 varianti Mu është i përhapur gjerësisht në Kolumbi dhe në shtetet përreth saj në pjesën veriperëndimore të Amerikës së Jugut (varianti Mu me ngjyrë të kuqe).

🙏

 Por nuk shfaqin fare përqindje domethënëse asnjë nga:

👉

 shtetet e tjera të Amerikës Jugore,

👉

 shtetet e Europës, apo

👉

 shtetet e Amerikës Veriore.

🦠

 Varianti Mu është shfaqur për herë të parë më 7 janar 2021, ndërsa

🦠

 Varianti Delta është shfaqur më vonë, rreth shkurtit 2021.

🦠

 Por varianti Delta (ngjyrë e gjelbër) u bë dominant në të gjithë botën brenda pak muajve, duke reduktuar qarkullimin e të gjitha varianteve të tjera.

👉

 Ndërsa varianti Mu nuk është në gjendje të tregojë këtë dominancë.

👉

 Dominanca e Deltës ndaj Mu-së vërehet edhe për faktin që sapo ka hyrë në qarkullim ka ulur përqindjen e variantit Mu në Amerikën Jugore.

🇨🇴

 Pasi hyri në korrik 2021 në Kolumbi varianti Delta ka filluar të zërë vend, fillimisht në kurriz të varianteve lambda dhe gama, por ka filluar një tkurrje e lehtë edhe e variantit Mu.

🇧🇷

 Në Brazil shohim shumë qartë që varianti Mu është pothuajse inekzistent, pasi shfaqja e tij ndodhi njëkohësisht me variantin Delta dhe qartësisht u dominua prej këtij të fundit.

🇪🇺

 Në Europë vëzhgohen me interes Britania e Madhe që bën nivele shumë të larta sekuencimesh gjenetike të varianteve, Spanja për marrëdhëniet e ngushta me ish-kolonitë spanjolle dhe Portugalia për marrëdhëniet e ngushta me Brazilin.

👉

 Vërejmë se:

🇬🇧

 Britania e Madhe pothuajse nuk ka pasur asnjë ndikim nga varianti Mu, krejtësisht i padukshëm në grafik.

🇪🇸

 Spanja ka pasur pak raste Mu nga maji deri në korrik 2021, kur është vendosur dominimi i plotë i variantit Delta.

🇵🇹

 Portugalia nuk ka pothuajse asnjë rast me variantin Mu.

📃

 Shkurtimisht mund të dalim me përfundimet se:

✅

 Delta duket se e dominon variantin Mu dhe nuk lejon përhapjen e tij, dhe

✅

 Virusi nuk di greqisht, kështu që emërtimi i varianteve me shkronja greke nuk pasqyrohet domosdoshmërisht në agresivitet apo infektueshmëri më të lartë.