Aligatori dhjetë metra i gjatë filmohet duke ecur nëpër një lagje luksoze të Floridës - Gazeta Express
string(85) "aligatori-dhjete-metra-i-gjate-filmohet-duke-ecur-neper-nje-lagje-luksoze-te-florides"

Fun

Gazeta Express

23/03/2023 23:17

Aligatori dhjetë metra i gjatë filmohet duke ecur nëpër një lagje luksoze të Floridës

Fun

Gazeta Express

23/03/2023 23:17

Një video mahnitëse kapi një aligator gjigant që po kalonte nëpër një lagje ku jetojnë banorë të pasur në Florida.

Meteorologu i WINK, Matt Devitt publikoi pamjet në rrjete sociale të aligatorit duke ecur përgjatë rrugës në Forest Glen Golf & Country Club në Napoli.

Lexo Edhe:

“Dios mio”, dëgjohet një grua duke thënë në spanjisht – që do të thotë “Zoti im!”.

“A është vërtet këtu? Është gjigant!”, një grua tjetër bërtet për zvarranikun dhjetë metra të gjatë që e ktheu lagjen në një skenë “Jurassic Park”.

Udhëtari me luspa, i cili me sa duket arriti nga një lumë aty pranë, tërhoqi gjithë vëmendjen me hapa të shpejtë, teksa kaloi nëpër lëndinat e zbukuruara.

Ndryshe, Florida është shtëpia e rreth 1.3 milion aligatorëve, të cilët mund të gjenden në të 67 qarqet e shtetit.