Alibeaj thërret sërish mbledhje në selinë blu, ja çfarë pritet të ndodhë sot - Gazeta Express
string(75) "alibeaj-therret-serish-mbledhje-ne-seline-blu-ja-cfare-pritet-te-ndodhe-sot"

Alibeaj thërret sërish mbledhje në selinë blu, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2022 9:47

Enkeled Alibeaj ka njoftuar sërish mbledhje të grupit parlamentar të PD-së ditën e sotmë për të arritur në një dakordësi sa i takon procesit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 në selinë blu.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se ditën e djeshme pas 3 orëve diskutim u propozuan disa emra kandidatësh që më pas do ti shkojnë mazhorancës për votim në parlament.
‘Komisioni i Rithemelimit’ e bojkotoi këtë mbledhje pasi sipas tyre marrëveshja mes opozitës dhe mazhorancës tregon qartë se Alibeaj po punon në shërbim të Ramës.

Kandidatët që kalojnë në fazën tjetër:

1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
5.Rexhep Uka
6.Halim Kosova
7.Leka Zogu
8.Visar Zhiti

Kandidatët që u propozuan në fillim:
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
4.Jorida Tabaku
6.Rexhep Uka
7.Halim Kosova
8.Leka Zogu
9.Visar Zhiti
10.Lajla Pernaska