Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane - Gazeta Express
string(73) "ali-ahmeti-uron-ramen-na-ke-perkrah-ne-mbeshtetje-te-shqiperise-europiane"

Maqedoni

Gazeta Express

18/09/2025 14:37

Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane

Maqedoni

Gazeta Express

18/09/2025 14:37

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka uruar Edi Ramën për zgjedhjen e tij si kryeministër i Shqipërisë.

“Të uroj si vëllau vëllaun për rizgjedhjen në krye të Qeverisë shqiptare me uratat më të sinqerta për suksese në zbatimin e programit qeverisës. Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane dhe të ecjes pa asnjë ndalesë, me hapa të sigurt dhe të shpejtë, drejt integrimit të plotë europian. Sot, nuk ka akt më patriotik kombëtar se sa Shqipëria europiane dhe ky rrugëtim duhet të mbështetet nga të gjithë.

Më 19 korrik të vitit 2022, Shkupi dhe Tirana i filluan bashkë negociatat në Bruksel, ndërsa sot , Shqipëria ka hapur gati se të gjitha kapitujt negociues, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka humbur rrugën drejt kryeqendrës europiane.

Ngecja e Maqedonisë së veriut në rrugëtimin europian dhe rritja e ndikimeve serbo-ruse në vend paraqet shqetësim të madh për ne, bashkë edhe me cënimin e rëndë të barazisë etnike nëpërmjet të rrënimit të Marreveshjes paqësore të Ohrit nga viti 2001.

Përkushtimi yt dhe i Shqipërisë për integrim europian është shembullor dhe uroj të na shërbejë si nxitje që ti bashkangjitemi edhe ne Shqipërisë në këtë rrugëtim”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Facebook.