Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaron se “Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese dhe trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe pjesë e rëndësishme përbërëse dhe kontribuese e pluralizmit të pasluftës në Republikën e Kosovës”.
Kështu e ka nisur postimin e tij në Facebook, për të uruar Bedri Hamzën për postin e kryetarit të partisë.
“Uroj z.Bedri Hamza për zgjedhjen e tij Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Konventën e sotme partiake duke i dëshiruar shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në punën e tij për të mirën e Kosovës dhe të rajonit”, shkruan Aliu.
“Gjithashtu, falënderoj z.Memli Krasniqi, Kryetarin e deritanishëm, për bashkëpunimin e shkëlqyer midis nesh dhe për guximin e marrjes së përgjegjësisë për drejtimin e PDK-së në kohëra shumë të vështira”, ka shkruar Ahmeti.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...