Ali Ahmeti thotë se është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë si dëshmitar - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

22/07/2020 21:26

Ali Ahmeti thotë se është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë si dëshmitar

Lajme

Gazeta Express

22/07/2020 21:26

Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, thotë se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time”, ka thënë ai.

“Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.”

“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar qiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit.”, përfundon ai. /Express/